Abrashi kërkon të hapet kufiri me Shqipërinë, sulmon VV-në

Prishtinë | 31 Maj 2020 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka kërkuar që të hapet kufiri me Shqipërinë.

Sipas tij, meqë Shqipëria ka vendosur ta hapë kufirin për Kosovën prej nesër, është e pakuptimtë që Kosova të mos e hapë kufirin për Shqipërinë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abrashi ka sulmuar edhe Lëvizjen Vetëvendosje për këtë çështje, duke thënë se për bashkëpunim ndërshtetëror dhe kombëtar, duhen veprime konkrete e jo propagandë populliste.

“Për bashkëpunim ndërshtetëror dhe kombëtar, duhen veprime konkrete e jo propagandë populliste. Çuditërisht, avokuesit e bashkimit kombëtar janë largu me Shqiperinë, e janë afru me fqinjët tjerë!”, ka shkruar Abrashi.

Meqë Shqipëria ka vendosur ta hapë kufirin për Kosovën prej të hënës (neser), është e pakuptimtë që Kosova të mos e hapë…

Gepostet von Arban Abrashi am Sonntag, 31. Mai 2020

Të ngjashme