Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se opozita po e kundërshton Projektligjin për çmimet tavan pasi sipas tij, “partitë opozitare mund të kenë obligime ndaj operatorëve ekonomikë”.
Ai ka thënë se ky projektligj e synon pengimin e “spekulatorët e tregut”. Ai po ashtu ka shtuar se “as operatorët ekonomikë nuk dëmtohen”.
“Lëvizja Vetëvendosje prioritet e ka mirëqenien e qytetarëve. Dora e shtetit duhet ta mbrojë qytetarin”.
Opozita si e tërë e ka kundërshtuar këtë projektligj.