Abrashi pas takimit me ministrin maqedonas: Autostrada Shkup-Prishtinë duhet të përfundojë sa më shpejt

Prishtinë | 29 Tet 2020 | 11:26 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, dhe ministri i Transportit i Maqedonisë së Veriut, Blagoj Boçvarski, kanë mbajtur konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

Abrashi tha se me ministrin maqedonas kanë diskutuar për temat që lidhen me sektorin e transporti ndërmjet të dy vendeve.

Sipas tij, autostrada që lidh Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut duhet që të përfundojë sa më shpejt. Abrashi ka pohuar më tej se edhe për transportin hekurudhor do të gjendet një zgjidhje.

“Ajo çka do të diskutohet në mbledhjen dy qeverive është pika kufitarë e të dy shteteve dhe kjo do të ndikojë që njerëzit do të kenë kohë të pritjes më të shkurtë sesa që është tani. Pikë tjetër që e kemi diskutuar pjesa e mbetur e autostradës të përfundojë. Biseduam edhe për ndërlidhjen hekurudhore për të dy vendet”, tha ai.

Ministri i Transportit të Maqedonisë Veriore, Blagoj Boçvarski, në vizitë e tij të parë në Kosovë, tha se lidhja regjionale është qëllimi i tyre, por edhe i BE-së.

Ai shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me Kosovën, si dhe përfundimin e autostradës Shkup-Prishtinë.

“Ne jemi resurset ekonomike, ministrit të cilët punojnë me komunikim duhet të bashkëpunojmë dhe të diskutojnë çështje se si të ndërlidhin populli dhe besojmë që gjata mandatit tonë do të lidhemi edhe më

ngushtë. Qëllimi i parë për BE dhe ne është qasja regjionale, korridoret kryesore që ndërlidhin shtet dhe i zhvillojnë ekonomikisht. Diskutuam edhe për autostradën Shkup-Prishtinë. Faza e parë e punimeve nga ana jonë është duke u zhvilluar, autostrada nga ana jonë do të kushtojë nga 110 milionë euro”, tha ai.

Të ngjashme