Abrashi: Plani ynë për infrastrukturë i hap rrugë zhvillimit të Prishtinës

Prishtinë | 16 Nën 2017 | 14:39 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga LDK, Arban Abrashi, ka paraqitur para ekspertëve të fushës planin për infrastrukturë të kryeqytetit.

Abrashi tha se përmes këtij projekti infrastrukturor synohet t’i hapet rrugë zhvillimit të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

“Me këtë  plan synojmë që t’i hapim rrugë zhvillimit. Ne në kohë rekorde do të fillojmë hartimit të hartës zonale që brenda vitit do ta përfundojmë. E para ka të bëjë me infrastrukturën në zonën e Gollakut që ka potencial ekonomikë dhe turistikë dhe kjo ka të bëjë me ndërtimin e rrugës “Bajram Bahtiri”.

Sipas Abrashit, Prishtinës i kanë munguar projektet e mëdha që i japin kahje zhvillimit. Më pas ai prezantoi 320 projekte, të cilat i ka identifikuar së bashku me qytetarët e Prishtinës që kapin vlera milionëshe.

“Në planin tonë kemi projekte të mëdha që hapin shteg investimeve kapitale. Projekti i ndërtimit të rrugës A dhe vazhdimin e rrugës B që ka të bëjë me një gjatësi prej 500 metra. Ka kosto ndërtimi prej rreth 2.3 milionë euro, gjithashtu do të vazhdojmë me ndërtimin e rrugës “Isa Kastrati” që ka kosto ndërtimi prej 1.7 milion euro duke përfshirë kanalizimin shtegun e çiklistëve”.

Kandidati i LDK-së për të parin e kryeqytetit tha se projekt tjetër me rëndësi është unaza në qendër të Prishtinës me një kosto prej 1.3 milion euro.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, tha se në këtë plan është punuar gjatë e me profesionist të fushës.

“Është punuat gjatë që me profesionalizëm, kanë punuar në vizualizimin e vizionit që ka Arbani për Prishtinën”, tha ai.

 

 

Të ngjashme