Acura, nën-brendi i Hondas, në ngjarjen Pebble Beach Concours, e cila po mbahet në SHBA, është duke ekspozuar versionin e modifikuar të modelit të saj sportiv NSX me disa paketa te ndryshme dhe ngjyra të eksterierit të cilat e bëjnë të duket më “e mprehtë” për vitin 2019.
Ngjyra e re në ofertë tani është edhe ajo e portokallit e quajtur Thermal Orange Pearl (emrin e ka marrë në bazë të pistën për gara Thermal e cila gjendet në Kaliforni), transmeton Koha.net. Po ashtu, me të njëjtën ngjyrë janë edhe disqet e frenave.
Gjithashtu, ky NSX tani ka disa elemente me shkëlqim High-Gloss, spoiler të pasmë nga fibra të karbonit, disa paketa për eksterier nga fibra të karbonit, interier prej lëkure Alcantara me ngjyrë të kaltër, ulëset të cilat mund të rregullohet përmes butonave, navigacionin satelitor, sistemin audio premium dhe pedalet sportive nga alulmini. Po ashtu, në dispozicion do të jenë ende ulëset sportive të cilat rregullohen manualisht, si dhe interieri prej lëkure Alcantara me ngjyrë të zezë (Black Milano).
NSX 2019, po ashtu, tani ka edhe amortizatorët e modifikuar si dhe gomat e reja Continental SportConctact 6.
Ky Acura NSX 2019 ende ka kapacitet prej 427 kW/573 kuajfuqi (sistemin hibrid i cili përfshinë edhe motorin benzinë Twin-Turbo V6), në kombinim me marshin prej 9 shpejtësive dhe sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat, Super-Handling.
Sa i përket çmimit, Acura NSX 2019 në SHBA kushton 157,500 dollarë (1,500 dollarë më shumë nga NSX i vitit 2018).