Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim me të rinjtë, votuesit për herë të parë.
Përveç krerëve të kësaj partie, në këtë tubin edhe pse nga arresti shtëpiak u lajmërua edhe Adea Batusha, e cila inkurajoi të rinjtë të dalin dhe të votojnë për Vetëvendosjen dhe kandidaditn për kryeministër, Albin Kurtin, raporton Ekonomia Online.
“11 qershori nuk është datë e zakonshme, me këtë datë fillon qeverisja e VV-së. Mbi 150 mijë votues të rinj të vendosin për ndryshimin e ri. Ne duam kushte të barabarta në secilën sferë të jetës në punësim shëndetësi e arsim. Kjo është e mundshme vetëm më alternativën tonë. Çdo ditë prodhojmë studentë vetëm si sasi dhe jo cilësi, dhe në fund këta kriminelë donë që të rinjtë tanë të ikin nga vendi”, ka thënë ajo përmes skype-s.
Adea Batusha së bashku me tre aktivistë të tjere të VV-së edhe pse janë kandidatë për deputetë nuk do të mundë t’i bashkohen fushatës, për shkak të arrestit shtëpiak, që Gjykata ua caktoi pasi dyshohen që kryen sulmin në Kuvendin e Kosovës.