Ekonomia Online
FUNDIT

“Adem Jashari” edhe në Mitrovicë

“Adem Jashari” edhe në Mitrovicë

Pas propozimit të Donjet Bislimit nga Partia Demokratike të Kosovës dhe debatit të ashpër, megjithatë, Asambleja komunale në Mitrovicë, e aprovoi dhe dërgoi për realizim kërkesën për ngritjen e shtatores së Adem Jasharit në Mitrovicë. Kështu, Mitrovica do të bëhet qyteti i radhës me shtatoren e Komandantit legjendar, Adem Jashari. Z. Bislimi deklaroi se kjo […]

Pas propozimit të Donjet Bislimit nga Partia Demokratike të Kosovës dhe debatit të ashpër, megjithatë, Asambleja komunale në Mitrovicë, e aprovoi dhe dërgoi për realizim kërkesën për ngritjen e shtatores së Adem Jasharit në Mitrovicë.

Kështu, Mitrovica do të bëhet qyteti i radhës me shtatoren e Komandantit legjendar, Adem Jashari.

Z. Bislimi deklaroi se kjo është ditë e madhe sepse, edhe Mitrovica i bashkohet qyteteve që do të stolisen me shtatoren e Komandantit legjendar Adem Jashari, mesazh i lirisë ndër breza.

Z. Bislimi ka shkruar në rrjetin social si vijon:

“Pas një debati të ashpër, arritëm që përfundimisht të miratojmë propozimin tonë si rekomandim drejtuar ekzekutivit të Komunës, që sa më shpejt të jetë e mundur të vendoset shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari në Mitrovicë.

Mitrovicë URIME ????“

Të ngjashme