Adem Mikullovci arrin i pari në sallën e Kuvendit

Prishtinë | 14 Gus 2017 | 09:49 | Nga

Kryesuesi i seancës konstitutive Adem Mikullovci ka mbërritur në sallën e Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Në këtë seancë nuk do të marrin pjesë deputetët nga radhët e koalicionit PAN. Mikullovci ka thënë se seanca e sotme do të zhvillohet me apo pa koalicionin PAN.

Kuvendi i Kosovës po vazhdon seancën konstituive, në të cilën pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë zgjedhja e kryetarit të Parlamentit dhe nënkryetarëve, raporton EO.

Sot për herë të katërt do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, në përpjekje për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme