Njohës i punës dhe praktikës parlamentarë në Kosovë, Fatmir Haxholli, ka treguar se drejtuesi i seancës së sotme të Kuvendit, Adem Mikullovci, sot ka bërë katër shkelje. Ai ia ka numëruar katër shkeljet që Mikullovci i bëri që nga fillimi i seancës konstituive e deri vetëmbylljen e saj.
Haxholli ka thënë se Adem Mikullovci sot ka bërë minimalisht disa shkelje të pastra dhe devijime procedurale, të cilat janë i shpjegon përmes këtij shkrimi:
Baca, deputeti, Adem Mikullovci, një njeri i urtë e i mirë, pak për fajin e tij pak për fajin ambientit ku funksionojmë, sot bëri minimalisht disa shkelje të pastra dhe devijime procedurale, shkojmë:
1. Në leximin e tekstit të betimit, kryesuesi duke qenë se vepron jo vetëm në emër të tij, por vepron edhe në emër të kolegëve, nuk guxon ta shtojë as ta cungojë, as edhe një shkronjë, Baca shtoj fjalën ‘me zemër’, shkelje;
2. Te hedhja në votim e propozimit për shtyerje, nuk e tha apo sqaroi, që në raste kur votimi është i barabartë 60/60, ose çfardo barazimi tjetër, sepse mund të ketë edhe abstenime, përcaktues është vota pro ose kundër e kryesuesit, harresë ndoshta;
3. Argumenti i saktë, që seanca duhet të konsumohet, dhe se ndërprerja apo pauza e propozuar kërkon votim, të cilin edhe e bëri, u kthye dhe pa votim e ndërprejti arbitrarisht, duke bërë saktësisht të kundërten e asaj për çka u votua, shkelje e pastër dhe e dyfishtë, e rregullave dhe e rezultatit të votimit;
4. U tha se s’ka debat, e saktë, por nuk i qëndroi kësaj pastaj, devijim;
Baca Adem do të duhej asistuar teknikisht, profesionalisht, sepse kështu ai megjithë vullnetin e tij të çiltër për korrektësi, nuk mund të vazhdojë.
Tani janë disa ‘penallti’ politike në lojë!