Në prani të Kryetarit të Degës së PDK-së në Rahovec, Prof. Dr. Idriz Vehapi, Partisë Demokratike të Kosovës iu bashkuan dhjetëra anëtarë të rinj nga nëndega e Sapniqit dhe nëndegët e qytetit.
Në mesin e të aderuarve janë: Burim Thaçi-VV, Zehir Gashi-VV, Visar Gashi-AAK, Behgjat Gashi-VV, Agron Gashi-LDK, Zenel Gashi-LDK, Vllaznim Kabashi-LDK, Ideal Gashi-Nisma dhe Armend Gashi-AAK.
Anëtarëve të rinj, theksoi Idriz Vehapi, kryetar i Degës së PDK-së në Rahovec, u uruam suksese dhe së bashku drejtë rrugëtimit tonë, sukseset janë të garantuara.
PDK në Rahovec, po e dëshmon që është e vetmja shpresë dhe alternativë për qeverisje të mirë, atë çfarë Rahoveci e meriton me të vërtetë, vuri në pah Z. Vehapi dhe shtoi se këtë më së miri e konfirmojnë edhe këta anëtarë të rinj në parti, të cilët iu bashkuan programit të Dekadës së Re.
Do theksuar se zgjedhjet e brendshme në nëndegë, javën e fundit janë mbajtur në Ballancë, Ramjan-Viti, Sine, Dubravë-Istog, Fushë Kosovë, Drenoc, Zatriq-Rahovec, Vraniq, Dubravë-Suharekë, ndërsa zgjedhjet në nëndegë, po vijojnë sipas planit të Komisionit qendror për zgjedhjet lokale të PDK-së.