Aktorja shqiptare, Adriana Matoshi, vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në rrjetet sociale e shtypin rozë.
Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje shpesh reagon për tema të ndryshme dhe së fundmi bëri një thirrje për vaksinim.
Në një postim të publikuar në Facebook, ajo përmend disa nga besëtytnitë shqiptare përfshirë edhe një të fundit që është përfolur gjithandej për vaksinat.
“Mos u vaksinoni se ua shtinë çipin” – ka qenë e fundit për të cilën tërthorazi thotë se nuk është e vërtetë dhe se nuk duhet të besojnë në këtë.
“Mos i le trohat n’sofër se t’ha qeni
Mos i ndrro lugt se e ndrron nafakën
Mos kesh shumë se i lagë postavat
Mos uli n’prag deres se metni En derë
Mos rri me ni çerapë se metë vejan
Mos kno’ n’sofër se e merrni grunë e vështirë
Mos pi kafe se t’del bishti
Mos lujë me gërshonë se e prenë nafakën
Mos ha shtritë se t’dalin lythat
Mos u kçyrni n’pasqyre natën
Mos afrohi te bunari
Mos kesh për s’tepri se t’del vaj
Mos Pakërce mes dy banderrave se t’bohët nana lopë
Mes i pakërce fmitë se nuk rriten
Mos e çel çadrën mrena
Mos e the pasqyren se t’shtyhet martesa
Mos e grryj sahanin se t’bjen shi n’diten e marteses
Edhe ma e reja….
Mos vaksinohi se ju shtijn çipin!!!
Hajgare a???
Pra pra ju dini t’vegjël s’jeni e se kom ndermend me ju thon kurgjo, vetem mos bohi me men t ‘atij Sinanit masnene me thon u shka u bo!!
Vaksinohuni o njerez!”.