Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar lidhur me raportimet për votimin e paralajmëruar në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK) për rikthimin e disa gjyqtarëve serbë në sistemin e drejtësisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Matoshi kujtoi dorëheqjet e gjyqtarëve serbë nga institucionet e Kosovës, duke i lidhur ato me urdhra nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Kur Albini nisi me pastru veriun,disa gjyqtare serb paten dhon doreheqje me urdher te Vuçiqit.
Tash po dojn mu kthy, edhe neser po votojka ne KGJK.
Aty jane 10 shqiptare, qe nuk ish dashte as me bo teme, leje mo m’i lon m’u kthy ne pozita.
Po du me besu qe s’ka shqiptar qe ja bon argatin Vuqiqit”, ka shkruar Matoshi.