Adriana Matoshi shkëlqen në premierën e filmit “Shpia e Agës”

Prishtinë | 20 Gus 2019 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Ajo ka rol thuajse në të gjithë filmat e rinj shqiptarë që janë realizuar së fundmi.

Mbrëmë në Prishtinë, është dhënë premiera e filmit “Shpija e Agës” me regji të Lendita Zeqirajt, ndërsa njërin nga rolet kryesore në këtë projekt e luan edhe Adriana Matoshi.

Aktorja e famshme ka shkëlqyer në këtë premierë që u dha në një kinema në Prishtinë.

Matoshi ka ruajtur stilin e saj origjinal, duke veshur një korset të kombinuar me një fund prej tyli, ndërsa për të mbathura zgjodhi rehatinë dhe u shfaq me atlete – fundja kush duron dot taket derisa shijon një film?

Fotografitë nga kjo mbrëmje janë publikuar në Instagramin e Matoshit. /Prive.al

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme