Forcat Ajrore të Rusisë e kanë shkatërruar një kolonë të madhe luftëtarësh të Shtetit Islamik rrugës për në qytetin sirian, Deir al-Zor, duke i vrarë plot 200 militantë, raportojnë agjencitë e lajmeve të Rusisë.
Shteti Islamik është duke i përqendruar forcat përreth Deir al-Zor, pasi që u detyrua të largohej nga jugu i provincës Raqqa dhe perëndimit të provincës Homs nga forcat tokësore siriane dhe forcat ajrore ruse, njofton Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, transmeton Express.
Raportohet se aeroplanët luftarakë i kanë shkatërruar edhe mjetet ushtarake të militantëve.
Ministria ruse nuk ka treguar se kur është kryer sulmi.