Një aeroplan special nga Holanda ka aterruar sot në orët e padites në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Dyshimet e para lidhur me këtë aeroplan ishin se mund të lidhet me Hagën.
Por, kjo është mohuar nga zyrtarët e Aeroportit.
Zëdhënësja Valentina Gara, i tha Klanit që aeroplani nuk lidhet me Specialen.
“Ne nuk jemi autoriteti që lëshojmë leje për fluturime por është Ministria e Infrastruktures, megjithatë në orarin tonë të fluturime nuk kemi asnjë fluturim nga/për në Hagë”.
Klan Kosova mëson nga burimet se ky aeroplan i ka sjell futbollistet e Kombëtares së Holandës që do ta zhvillojnë një ndeshje me Kosovën.
Madje sipas informacioneve nuk është vetëm një aeroplan por janë dy.
Ndeshja Kosova-Holanda do të zhvillohet sonte nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.