Aeroplanmbajtësi amerikan arrin në vizitë historike në Vietnam

Prishtinë | 05 Mar 2018 | 11:01 | Nga

Një aeroplanmbajtës amerikan ka arritur në Danang, në vizitën e parë të këtij lloji që nga përfundimi i luftës në Vjetnam, në vitin 1975.

Transportuesi Carl Vinson, me një ekuipazh prej 6,000 vetash, pritet të kalojë pesë ditë në qytetin port.

Aktivitetet e tij do të përfshijnë shkëmbime sportive, kulturore dhe profesionale me nikoqirët vjetnamezë.

Vizita ka për qëllim të tregojë forcimin e lidhjeve ushtarake midis dy vendeve, dikur armike.

Por, analistët thonë se vizita, në mënyrë të pashmangshme, dërgon mesazh edhe te Kina, e cila vazhdon të zhvillojë ishujt e kontestueshëm në Detin e Kinës Jugore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme