Aeroporti i Prishtinës fiton dy çmime nga Communitas Awards

Prishtinë | 01 Gus 2017 | 13:21 | Nga

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka marrë njoftimin se është shpallur fitues i çmimeve prestigjioze në Communitas Awards 2017 për dy nominimet në kategorinë e Përgjegjësisë Sociale si dhe në kategorinë e Iniciativave të Gjelbra për përkujdesje ndaj mjedisit.

“Gjyqtarët tanë kanë gjetur se LKIA në mënyrë të qartë ka treguar se performon në frymën e Communitas – një fjalë latine që nënkupton projektet në të mirën e komunitetit. Të nominuarit për këto çmime vlerësohen në bazë të vazhdimit dhe efekteve te programit të tyre”, thuhet në njoftimin e dërguar nga Communitas Awards.

Drejtori Gjeneral i ANP-së, Haldun Firat Kokturk, ka thënë se do të vazhdojnë që të japin kontribut edhe me tej për komunitetin ku operojnë. “Si dhe jemi në vazhdimësi të projekteve për ruajtjen e ambientit ku edhe ditëve të fundit jemi certifikuar në nivelin +2 – Reduktimi nga Airport Carbon Accreditation”.

Ky është viti i dytë që ANP “Adem Jashari” merr çmimin për Përgjegjësi Sociale nga kjo organizatë dhe hera e parë për Iniciativa të Gjelbra.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme