Aeroporti i Prishtinës u kërcënua sërish me bombë

Prishtinë | 20 Pri 2023 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Dje rreth orës 16:00 janë evakuuar personat që ndodheshin në Aeroportin e Prishtinës për shkak të një kërcënimi me bombë që ka marrë një zyrtar.

Zyrtari i aeroportit ka marrë mesazh për një kërcënim me bombë, por që kjo doli të jetë lajmërim i rremë.

Në hapësirat e aeroportit nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Njoftimi i plotë i policisë:

LAJMËRIM APO KALLËZIM I RREMË/Aeroporti i Prishtinës, 19.04.2023 – 15:57. Një zyrtar i Aeroportit ka pranuar një mesazh për një kërcënim me bombë në aeroport. Njësitë policore fillimisht kanë evakuuar personat që ishin në aeroport dhe pastaj njësitë relevante kanë kontrolluar hapësirat e aeroportit mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Me vendim të prokurorit është inicuar rasti dhe mbetet në hetime.

Të ngjashme