Aeroporti në ShBA po ofron teste për Covid-19 përmes makinave shitëse

Prishtinë | 31 Jan 2021 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Të gjithë ata që udhëtojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Oaklandit mund të blejnë brenda aeroportit testin e Covid-19 që është instaluar në makinat shitëse.

Testi RT-PCT që kushton rreth 140 dollarë po shitet në kioska të vogla në dy terminalet e aeroportit, kanë bërë të ditur zyrtarë të aeroportit të Oaklandit.

Ky është aeroporti i parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i cili po ofron teste për koronavirus.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Oaklandit është duke ndihmuar udhëtarët të mbajnë nën kontroll këtë pandemi duke kryer më shumë teste”, ka bërë të ditur Bryant L. Francis, zyrtar i Aeroportit përmes një deklarate për media.

Megjithatë, ai shtoi se njerëzit duhet të vazhdojnë të jenë të vetëdijesuar për rregullat e karantinës dhe për masat anti-Covid në vendet ku udhëtojnë.

Zëdhënësi i aeroportit Roberto Bernardo ka thënë për CNN se këto teste janë dizajnuar për udhëtarët që kthehen në Oakland pas një udhëtimi që kanë kryer. Testi do të kryhet përmes FedEx-it dhe rezultatet do tu kthehen mbrapshtë përmes një aplikacioni në telefon brenda 24 ose 48 orëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme