Aeroportin e Prishtinës e shfrytëzuan më shumë se 1 milion pasagjerë

Prishtinë | 02 Nën 2016 | 10:35 | Nga

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP),“Adem Jashari”, vazhdon që të ketë rritje të perfomancës duke bërë që edhe në muajin tetor numri i pasagjerëve të arrijë në 147 665 mijë.

Zyrtari për informim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Unidon Krasniqi, ka bërë më dije për RTKlive se gjatë muajit tetor 2016 numri i pasagjerëve ka arritur në 147 665 mijë, apo 18.26 për qind më shumë se në muajin tetor të vitit 2015.

“Në vitin e kaluar ku ishin procesuar 124 864 mijë pasagjerë”, ka thënë ai.

Krasniqi ka thënë se numri i pasagjerëve në ANP “Adem Jashari” që nga fillimi i vitit 2016 e deri me tani, ka arritur në 1 milion e 497,225 duke shënuar një rritje prej 11.6% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Numri i fluturimeve për muajin Tetor 2016, është 1166, me rritje prej 11.69% në krahasim me muajin e njëjte të vitit të kaluar, kurse numri i fluturimeve që nga fillimi i 2016 e deri me tani është 11 732 apo me rritje prej 7.26% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, ka theksuar Krasniqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme