Afër 1.4 milion myslimanë në Arabinë Saudite për ta kryer Haxhin

Prishtinë | 13 Gus 2018 | 18:40 | Nga

Këtë vit, afër 1.4 milionë myslimanë kanë udhëtuar në Arabinë Saudite për të kryer pelegrinazhin e Haxhit. Kështu kanë bërë të ditur autoritetet e Arabisë Saudite.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme për Pasaporta të këtij shteti, ardhjet kanë filluar prej 14 korrikut deri më 11 gusht.

Kurse, më 1 korrik, Ministria Saudite për Çështjet e Haxhit dhe Umrës pati bërë të ditur se janë bërë rregullime për të akomoduar deri në dy milionë pelegrinë, shkruan AA.

Vitin e kaluar, afërsisht 1.7 milionë myslimanë vizituan Arabinë Saudite për ta kryer Haxhin, ndërsa 6.5 milion për ta kryer umrën (ritual jo i detyrueshëm).

Pelegrinazhi i haxhit në Mekë konsiderohet si obligim fetar për myslimanët të paktën një herë në jetën e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme