Carlo Ancelotti nuk llogaritë më në Elseid Hysajn, ndaj dhe ky i fundit do të largohet në këtë afat.
Mbrojtësi shqiptar tashmë e ka në tavolinë ofertën nga Chelsea, pasi Maurizio Sarri e dëshiron ribashkimin me të, transmeton Klan Kosova.
Agjenti i Hysajt thuhet se po i kompleton të gjitha dokumentet, ndërsa në fund të kësaj jave mund të realizohet transferimi.
Chelsea do të paguajë 35 milionë euro për shërbimin e mbrojtësit shqiptar, që ka raporte të shkëlqyera me Sarrin.