Afera e vajit – Bastisje te banesa dhe lokali i Ridvan Muharremit

Prishtinë | 18 Gus 2023 | 08:34 | Nga Gzim Mujaj

Policia e Kosovës ka bastisur banesën që është në pronësi të Ridvan Muharremit, i njohur si “Ridi”, pronar i furrës të shndërruar në restorant “Bukë e Zemër”, raporton Ekonomia Online.

Bastisja e policisë ka filluar në orën 06:00 të mëngjesit të së premtes. Kjo bastisje vjen pas publikimit të përgjimeve rreth aferës së vajit, ku dyshohet për keqpërdorimin e 300 mijë eurove.

Pas banesës dhe restaurantit të Ridvan Muharremit, Policia ka kryer bastisje edhe në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Të ngjashme