Presidenti afgan, Ashraf Ghani, sot njoftoi do të lirohen 175 të burgosur talebanë si një gjest i vullnetit të mirë pas sesionit të madh konsultativ për paqen në kryeqytetin Kabul, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke iu drejtuar ceremonisë përmbyllëse të sesionit katërvjeçar “Loya Jirga”, (seanca e madhe konsultative) ai u kërkoi talebanëve të tregonin respekt ndaj rekomandimeve për paqen të propozuara nga pjesëmarrësit e takimit.
“I bëj thirrje talebanëve të përgatiten për negociata të drejtpërdrejta për paqen. Ne jemi të gatshëm të krijojmë një mjedis të përshtatshëm për këto negociata”, tha ai.
Më shumë se 3.000 delegatë nga mbarë Afganistani, si dhe përfaqësues të refugjatëve afganë në Iran dhe Pakistan morën pjesë në seancë.
Shumë figura kyçe politike, duke përfshirë edhe ish-presidentin Hamid Karzai dhe ish kreun e muxhahidëve Gulbuddin Hekmatyar, si dhe një numër i politikanëve të tjerë dhe 12 kandidatëve presidencialë e bojkotuan këtë seancë.
Talebanët gjithashtu e kanë refuzuar këtë seancë tradicionale konsultative.