Henry Ward Beecher (1813 – 1887) ishte politikan amerikan.
Aftësitë oratorike dhe shqetësimi për problemet e shoqërisë e bënë atë një nga zëdhënësit protestantë më me ndikim të kohës së tij.
Ai ka lë pas thënie të mençura, disa nga të cilat i sjellim këtu:
Mirënjohja është lulja më e bukur që zemra çel.
Humbja është shkolla në të cilën e vërteta rritet gjithmonë e fortë.
Nuk është i mençur askush që nuk di të jetë i marrë në çastin e duhur.
Nuk është dalja nga porti, por kthimi, që e përcakton suksesin e një udhëtimi.
Dashurinë e prindërve nuk do ta kuptojmë dot derisa të bëhemi prindër vetë.
Është zemra që e pasuron njeriun. Ai është i pasur për atë që është, jo për atë që ka.
Librat janë dritare përmes të cilave shpirti shikon përjashta.
Nuk bëhet kush i pasur nga çfarë fiton, por nga çfarë heq dorë.
Dashuria është lumi i jetës së botës.
Nuk është puna që i vret njerëzit, por shqetësimi. Puna është shëndet, ndërsa shqetësimi është ndryshku në teh.