Aforizma për burrat dhe gratë

Prishtinë | 02 Jan 2023 | 21:27 | Nga Ekonomia Online

Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi përzgjedhur një koleksion të bukur me thënie për burrat dhe gratë, nga mendjet më të ndritura të kohërave.

Martesa është një institucion që mbahet së këmbë nga tre libra – libri i dashurisë, libri i gatimit dhe libri i çeqeve.

Çdo grua që i kupton problemet e drejtimit të një shtëpie do të jetë më e mundshme për të kuptuar problemet e drejtimit të një vendi.

Dashuria është diçka ideale, martesa është diçka reale.

Një martesë e suksesshme do të thotë të biesh në dashuri shumë herë, dhe gjithmonë me të njëjtin person.

Mos u martoni me një burrë që ta reformoni. Për këtë janë shkollat e riedukimit.

Një shtëpi e lumtur, është ajo ku secili partner i jep mundësinë tjetrit të ketë të drejtë, edhe pse asnjëri nuk e beson.

Gratë janë bërë për t’u dashur, jo për t’u kuptuar.

Bari në anën tjetër të gardhit duket gjithmonë më i gjelbër, por zakonisht vetëm për shkak të paarritshmërisë.

Sa kohë që një grua mund të duket dhjetë vjet më e re se vajza e saj, ajo është tejet e kënaqur.

Gruaja është si një libër, që i keq apo i mirë, duhet të të pëlqejë që nga kopertina.

Gratë janë më të tolerante e të duruara se burrat, shumë më pak të dhunshme. Ato nuk kryejnë vrasje, vetëvrasje, por burrat bëjnë luftëra, kryqëzata, armë vdekjeprurëse, bomba atomike. Gruaja është komplet jashtë kësaj loje vdekjesh.

Do të kishim një botë më të bukur nëse gratë, gjysma e botës, do të lejoheshin të zhvillonin talentet e tyre. Nuk është punë më të miri, gruaja apo burri. Kanë ndryshime, por ato nuk do të thonë se njëri është më lart se tjetri, ndryshimet janë tërheqja mes tyre.

Ekzistojnë dy lloj njerëzish, që nuk dinë asgjë për gratë: meshkujt e martuar dhe të pamartuarit.

Përse femrat e bukura martohen me meshkuj të mërzitshëm? Sepse meshkujt inteligjentë nuk martohen me femra të bukura.

Gruaja i sjell burrit vetëm dy ditë lumturi: ditën që martohet dhe ditën që e përcjell në varr.

Disa gra sillen ndaj burrave si policia kufitare: një palë i dëbojnë, të tjerët i lejojnë të kalojnë kufirin.

Gratë nuk do të jenë kurrë të suksesshme sa burrat, sepse ata nuk kanë gra për t’i këshilluar.

Të gjithë meshkujt e martuar janë pronë e gruas, ky është i vetmi definicion i drejtë se ç’është pasuria e vërtetë e gruas së martuar.

Mashkulli propozon, kurse femra zgjedh.

Asnjë grua, që kur ekziston bota, nuk është martuar në heshtje.

Kush është i zoti të qeverisë gruan është i zoti të qeverisë shtetin.

Kur gratë na dashurojnë, ato na falin për gjithçka, edhe për krimet tona; kur nuk na dashurojnë, nuk na njohin meritën për asgjë, as edhe për virtytet tona.

Sa për mashtrimin ndaj grave, mos e kini merak, sepse kur dashurojnë, si burrat edhe gratë, në përgjithësi e mashtrojnë njëri-tjetrin.

Të pakuptuarit përfshihen në dy kategori: femrat dhe shkrimtarët.

Një grua shqetësohet për të ardhmen derisa gjen një burrë, ndërsa një burrë kurrë nuk shqetësohet për të ardhmen derisa gjen një grua.

Shpesh kur ajo thotë “jo”, ata jetojnë përgjithmonë të lumtur e të gëzuar.

Dashuria është tri të katërtat kureshtje.

Nuk do të thosha se të gjitha femrat janë njësoj, ka edhe më të këqija.

Gruaja të thotë: “Shko në ferr!”. Ti shkon, ndërsa ajo të pret atje.

Hapi sytë mirë kur të martohesh, ndërsa më pas mbylli.

Mashkulli është i lumtur me cilëndo femër, por ama derisa bie në dashuri.

Nuk e vura re që gruaja po më mbytej, ajo po ulërinte si zakonisht.

Nuk është interesante ajo që ua thonë femrat, por ajo që nuk ua thonë.

Gjëja e parë e nevojshme për të fituar zemrën e një femre është mundësia.

Gratë kanë një instinkt të çuditshëm: Ëndërrojnë gjithçka veç asaj që duhet.

Të jesh një grua është një detyrë shumë e vështirë, meqënëse të duhet të merresh me meshkujt.

Unë dua ta bëj atë sepse kam dëshirë ta bëj. Gratë duhet të provojnë të bëjnë gjëra, ashtu siç kanë provuar dhe burrat. Dhe kur ato të dështojnë, ky dështim duhet të jetë thjesht një sfidë për të tjerët.

Burrat gjithmonë duan të jenë dashuria e parë e një gruaje – gratë duan të jenë romanca e fundit e një burri.

Nuk duhet t’i besojmë kurrë një gruaje që na tregon moshën e saj të vërtetë. Ajo që tregon moshën është gati të tregojë gjithçka.

Të ngjashme