Edukimi është ai që e lartëson njeriun, i jep atij atë aureolën e një qenieje fisnike që është burim zhvillimi për veten e të tjerët përreth. Edukimi dhe arsimi janë çelësi i artë për përparimin e çdo kombi. Pa kulturën, edukimin dhe arsimimin, popujt mbeten të nënshtruar nga diktatura e injorancës për dekada, në mos shekuj me radhë.
Për lexuesit tanë kemi përzgjedhur një koleksion të thënieve të urta që flasin me edukimin dhe kulturën:
Çdo njeri merr dy edukata: njërën nga prindërit që i japin përvojën e tyre jetësore, tjetrën, atë më të rëndësishmen, e merr vetë.
Njeriu duhet të merret me edukimin e tij deri në ditën e fundit.
Privilegjin për ta ndjerë veten kudo si në shtëpi të tyre e kanë vetëm mbretërit, prostituat dhe vjedhësit.
Veprimet tona na ndjekin pas.
Edukimi nuk merr fund me mbarimin e shkollës.
Edukator, si dhe artist, duhet të jesh i lindur.
Përpikmëria është një formë e sjellshme për të qortuar të tjerët në mospërpikmëri.
Edukimi i zhvillon aftësitë, por nuk i krijon.
Duke i bërë temena një njeriu në të njëjtën kohë i kini kthyer kurrizin një tjetri.
Leximi për së dyti i librave të lexuar është tregues i sigurtë i shkallës së kulturës.
Kush këput trëndafilin me dorë të ngathët, le të mos ankohet që e shpuan gjembat.
Sjellja është një pasqyrë ku secili tregon fytyrën e vet.
Shembulli fisnik lehtëson kryerjen eheroizmave të mëdha.
Me të drejtë ne quajmë mësues atë që na mëson. Por jo çdo njeri që na mëson e meriton këtë titull.
Një vezë e prishur prish tërë byrekun.
Shpirti i kulturës është kultura e shpirtit.
Është pa kulturë ai që asnjëherë nuk guxon të pohojë se këtë apo atë gjë nuk e bën dot ose nuk e di.
Shembulli ka ndikim më të fortë se predikimi.
Mësuesi, botëkuptimi i tij, ja ç’është kryesore në çdo mësim dhe edukim.
Edukimi i vërtetë synon zhvillimin në përputhje me natyrën dhe jo pjekurinë e parakohshme.
Mësuesi i keq e merr hua të vërtetën, mësuesi i mirë mëson të gjendet ajo.
Shkalla e kulturës nuk varet nga sasia e dijeve, por nga të kuptuarit dhe vënia në jetë mjeshtërisht e asaj që di.
Në qoftë se kultura nuk është në zemrat e njerëzve, ajo nuk mund të jetë gjetiu.
Vrazhdësia s’është veçse një përfytyrim i pasaktë për artin e të jetuarit.
Kultura e gjithëmbarëshme është ajo që i lejon njerëzit ta ndjejnë me tërë shpirtin solidaritetin me të tjerët në kohë dhe hapësirë –
si me njerëzit e brezin të vet, ashtu edhe me brezat e kaluar dhe me ata që do të vijnë.
Deliaktesa më e mirë është thjeshtësia.
Zotërimi i zakoneve është vdekjeprurës për republikat dhe i leverdisshëm për monarkitë absolute dhe për pushtetet despotike.
Edukimi është ushqimi i shpirtit.
Shnjerëzillëku midis të barabartëve është i shëmtuar, kurse nga ana e eprorit është thjesht tirani.
Shembulli i keq nuk vdes, përkundrazi frytet shumëzohen.
Shamata nuk provon asgjë; shpesh herë pula që lëshon vetëm një vezë, kakaris n’atë mënyrë a thua se polli një asteroid.
Nuk ka vulgaritet më të madh se stërhollimi i tepruar.
Çdo gjest të bën borxhli, sidomos gjesti fisnik.
Edhe kur ke një pozitë të lartë në shoqëri, sillu si i barabartë me të gjithë.
Natyrshmëria mund të jetë vetëm e lindur, thjeshtësia mund të fitohet.
Sikundër egziston stërhollimi i rremë, edhe vulgariteti i rremë.
Gota ime nuk është e madhe, por unë pi nga gota ime.
Bretkoca edhe në fron të lartë ta vësh do të hidhet në kënetë.
Thjeshtësia e skajshme shpesh është shtirësi e skajshme.
Thelbi i shfaqjes së vulgaritetit është synimi për sensacion.
Vjedhësi që nuk ka as shkollën fillore mund të vjellë diçka nga vagoni i mallrave, por në mbaroftë universitetin ai do të mund të vjedhë një hekurudhë të tërë.
Vetëm ujët e bën mjellmën mjellmë. Pa ujë mjellma është patë.
Arsimimi ka për qëllim edukimin e karakterit.
Edukimi pa pasurinë e gjithanshme me përvojën jetësore vetiake është një absurditet.
Mënyra e jetesës së mësuesit hyn në arsenalin e tij pedagogjik.
Shoqëria të fisnikëron dhe të lartëson; në shoqëri njeriu, pa pasur nevojë të shtiret, sillet krejt ndryshe nga ku është i vetmuar.
Edukimi më mirë është që merret në luftë për bukën e gojës.
Ne i quajmë disa njerëz të egjër vetëm e vetëm sepse sjellja e tyre ndryshon nga e jona.
Ji i sjellshëm me të gjithë, i afruar me shumë, familjar me disa.
Është në natyrën e shumë njerëzve të arsyetojnë me urtësi dhe të veprojnë pa mendje.
Sa më e lartë pozita e njeriut, aq më të rrepta duhet të jenë sinorët që përmbajnë arbitraritetin e karakterit të tij.
Nuk nderojnë të zotin sipas shtëpisë, por shtëpinë sipas të zotit.
Secili është i thjeshtë sipas mënyrës së vet.
E qeshura është një mjet shkarkimi.
Etika është përgjegjësia e zgjeruar pa kufi kundrejt çdo gjallese.
Arsimi është mbrojtës më i mirë i lirisë nga ushtritë e armatosura.
Kultura dhe shkëlqimi i jashtëm janë dy gjëra krej të kundërta.
Sistemi diellor nuk çan kokën për famën e tij.
Kultura është ajo që mbetet , kur çdo gjë tjetër është harruar.