Aforizmat më të bukura nga nobelisti francez Sully Prudhomme

Prishtinë | 16 Sht 2023 | 22:44 | Nga Ekonomia Online

Sully Prudhomme – emri i vërtetë René François Armand Prudhomme (1839 – 1907) ishte shkrimtar francez nga koha e lëvizjes Parnassiane, lëvizje e cila tentoi ta përtërijë elegancën romantike në poezinë franceze. Në vitin 1901 ishte fituesi i parë Çmimit Nobel për Letërsi.

Prudhomme ka studiuar për shkencë, por për shkak të sëmundjes së babait nuk mundi ta vazhdojë karrierën. Së pari filloi të punojë në uzinë, por më 1860 filloi të studijojë drejtësinë. Në vitin 1865 fillon të shkruaj poezi melankolike i inspiruar nga dashuria. Stances at poemes (1865) përmban poemën më të njohur “Lidhja e thyer”. Trials dhe Solitude janë gjithashtu të shkruara në fillim në stilin e vetë sentimental.

Prudhomme më vonë i kushtohet tërësisht lirikës Parassiniste duke shkruar vepra që përfaqësojnë filozofinë e koncepteve në stilin e kundërt. Veprat më të njohura në atë seri janë Drejtësia” (poezi) (1878) dhe Fati” (poezi) (1888). Këto vepra më vonë u popullarizuan në mënyrën faustike të dashurisë. Në Akademinë franceze u pranua më 1881.

Për lexuesit e Ekonomia Online kemi sjell një koleksion me disa nga thëniet e tij më të bukura të këtij personaliteti të shquar:

Ai që s’ia prish qejfin askujt, bëhet skllavi i gjithkujt.

Pritja është përzierja më mizore e shpresës dhe dëshpërimit që mund të trazojë shpirtin.

Jam rob i mijëra gjërave që dua.

Mendojmë se jetojmë, por në të vërtetë punojmë vetëm për të mos vdekur.

Sapo të vetëdijesohesh për modestinë vetjake, e humbet atë.

Shpeshherë, më inteligjentët janë edhe më liberalët, ndërkohë që më injorantët janë më radikalët.

Ekziston një lloj krenarie që di të zvarritet.

Mëshira ushtrohet më lehtë se drejtësia.

Miqësia të bën të duash jetën, dashuria i jep shije vdekjes.

Lumturohemi vetëm për atë që ndiejmë e jo për atë që jemi.

Zanati është aftësia e fituar nëpërmjet zakonit.

Sinqeriteti është kushti i parë i çdolloj krijimi intelektual.

Mos mendoni se njeriu mund të ndiejë aq dashuri sa mund të konceptojë: te dëshira dhe te imagjinata ka më pak forcë se te ndjeshmëria.

Kush di të vdesë, nuk ka më pronar.

Ka njerëz që mund të humbasin ekuilibrin nga lëkundje të vogla ndërkohë që mund të durojnë burrërisht goditje të mëdha.

Pritja është përzierja më mizore e shpresës dhe dëshpërimit që mund të torturojë një shpirt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme