Politikani, Cyril Ramaphosa, është zgjedhur sot presidenti i Afrikës Jugore, pasi paraardhësi i tij, Jacob Zuma, dha dorëheqje, për shkak të presionit intensiv të partisë së tij.
Ramaphosa, që është lider i partisë në pushtet në këtë vend, Kongresi Kombëtar Afrikan (AMC), ishte kandidati i vtëm i nominuar në seancën e sotme të parlametit.
Në deklaratën televizive, Jacob Zuma mbrëmë vonë shpalli se tërhiqet menjëherë.
Zuma, ish-anëtar i krahut ushtarak të ANC në periudhën e apartejdit, ishte president prej vitit 2009.
Ai largohet nga presidenca me disa skandale prapa, përfshirë akuza për korrupsion.