Varianti afrikan i Covid-19 shqetëson komunitetin shkencor: Virusi po tregohet më i zgjuar se ne

Prishtinë | 24 Dhj 2020 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Britania e Madhe, vendet afrikane, dhe jo vetëm, po shqetësohen ditët e fundit për një tjetër mutacion i virusit të COVID-19, pas atij të cilësuar si “mutacioni britanik”. Alarmin e dha vetë ministri i Shëndetësisë britanike, Matt Hancock, ditën e djeshme, duke deklaruar se raste të këtij mutacioni ishin gjetur edhe në territorin e Britanisë së Bashkuar.

Po pse ky variant shqetëson në mënyrë të veçantë komunitetin shkencor? “Jemi të shqetësuar për Afrikën e jugut, madje për të gjithë Afrikën. Virusi po tregohet më i zgjuar se ne”, thotë profesor Tulio De Oliveira, një nga ekspertët ndërkombëtar të sëmundjeve infektive.

Mutacioni afrikan, i quajtur 501.V2, duket një variacion më i përparuar i mutacionit britanik, dhe ka rritur në mënyrë të ndjeshme shifrat e bilancit në Afrikën e Jugut, ku rastet e pozitivitetit janë trefishuar gjatë javës së fundit, dhe ku variacioni afrikan përbën tashmë rreth 90% të rasteve të reja.

Sipas autoriteteve, risia e këtij varianti është shpejtësia e transmetimit, veçanërisht tek të rinjtë, duke vënë sërish në diskutim efikasitetin e vaksinave të përpunuara deri më tani.

Gjithsesi, për momentin nuk ka asnjë evidencë që këto forma të reja dhe më agresive të SARS-Cov-2 nuk do të përfshihen në mbrojtjen e siguruar nga vaksinat që kanë filluar tashmë të injektohen në popullsi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme