Ish-ministri i Shëndetësisë, ka marrë pjesë në projektin ndërkombëtar të shëndetit mendor IMPULS, të financuar nga Komisioni Europian.
Dr. Agani ka shkruar në Facebook, se projekti ka për synim studimin e zbatimit të intervenimit kosto-efektiv dhe efektiv për pacientët me çrregullime psikotike
“Pjesëmarrja në cilësinë e anëtarit të Bordit Këshillëdhënës Shkencor të projektit ndërkombëtar të shëndetit mendor IMPULS, të financuar nga Komisioni Europian, të koordinuar nga Queen Mary Universiteti në Londër e të zbatuar nga gjashtë shtetet partnere të Europës: Britania e Madhe, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Projekti ka për synim studimin e zbatimit të intervenimit kosto-efektiv dhe efektiv për pacientët me çrregullime psikotike me qëllim të uljes së barrës së çrregullimeve dhe sëmundjeve mendore në shtetet e Europës Juglindore me të ardhura kombëtare, të ulëta ose mesatare”, ka shkruar.