Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka reaguar me pikëllim të thellë për ndarjen nga jeta të një nxënësi të Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit”.
Në reagimin e tij, Aliu e cilësoi lajmin si tronditës, duke theksuar se bëhet fjalë për një jetë të re që u shua në fillet e saj. Ai u shpreh se dhimbja është e madhe dhe fjalët janë të pamjaftueshme për ta përshkruar humbjen.
“Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta të nxënësit të Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj. Një jetë krejt në fillet e saj që u shua në lulëzimin e saj. Sa e rëndë pesha e dhembjes, fjalë që janë të vogla për të shprehur pikëllimin e dhembjen e madhe. Zoti e mëshiroftë shpirtin e tij! Zoti i dhëntë forcë familjes së tij! Ngushëllime familjes, mësimdhënësve, nxënësve e bashkëmoshatarëve të tij!”, shkroi Aliu.