Në shkollën fillore “Ismail Qemaili” në lagjen Bair të Mitrovicës, Agim Bahtiri është penguar nga banorët për të prerë shiritin e kësaj shkolle. Këtë ai po thotë se ia bëi një familjarë i Kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.
Në video që u publikua sot shihet se si një qytetar nuk lejon në asnjë mënyrë që Bahtiri ta presë shiritin.
Por përmes një njoftimi për media, Bahtiri po thotë se për këtë, e pengoi djali i vëllait të Kadri Veselit.
Njoftimi i Bahtirit:
Një grup i militantëve të PDK-së që është udhëhequr nga Hylmi Veseli, djali i vëllaut të Kadri Veselit, kanë tentuar në mënyrë të dhunshme të më pengojnë në hapjen e shkollës, por që nuk i’a kanë arritur. Veselët nuk mund të më ndalin dot, ashtu siç nuk kanë mundur asnjëherë.
E di që PDK-ja e ka përjetuar rëndë aderimin tim dhe degës së AKR-së në Lëvizjen Vetëvendosje, por askush në botë nuk mund të ma diktoj punën time dhe askush nuk mund të më frikësoj.