Agim Gashi zgjidhet shef parlamentar i LDK-së në Prishtinë

Prishtinë | 28 Sht 2016 | 15:41 | Nga

Agim Gashi është zgjedhur shef i ri i grupit parlamentar të LDK-së në komunën e Prishtinës.

Ish-drejtori i Arsimit dhe Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, tani asamblist dhe këshilltar politik i ministrit të Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, mori këtë detyrë të re për të udhëhequr grupin parlamentar të LDK-së në komunë të Prishtinës, në vitin e fundit të LDK-së si parti opozitare në këtë legjislaturë.

Po ashtu, ky është mandati i tij i katërt si asamblist në Komunën e Prishtinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme