Agim Veliu: Haki Abazi më përgjërohej ta akomodoja në LDK e sot vjell vrer

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 21:40 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka reaguar ndaj deklaratave të zëvendëskryeministrit në detyrë, Haki Abazit.

Veliu ka thënë se Haki Abazi i është përgjëruar të gjithëve që t’i bashkohej LDK-së kurse tani që nuk ka mundur të jetë pjesë e saj po vjell vrer e helm.

Ai po ashtu Haki Abazin e ka qujatur njëri të konspiracioneve, duke i përmendur akuzat që i ka bërë ndaj VV’së për vdekjen e Astrit Deharit.

“Njeriu i konspiracioneve, që lakoi emra për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, kurse për vdekjen në burg të Astrit Deharit i bëri përgjegjës aktivistët VV-së, tash i akomoduar pikërisht në VV, po bën avokatin më të zëshëm të tyre, duke akuzuar e shpifur ndaj zyrtarëve të lartë të LDK-së. Në fakt, ai veç po e tregon fytyrën e vërtetë”, ka shkruar Veliu

Reagimi i plotë i Veliut:

Njeriu që nuk la njeri brenda e jashtë LDK-së pa përgjëruar që t’i hapej dera e Lidhjes Demokratike, që të akomodohej tek ne, tash vjell vrer e helm ndaj partisë që mbeti një ëndërr e pa realizuar e tij.

Haki Abazi, derisa drejtonte një fondacion, përmes miqve të mi disa herë bëri përpjekje të më takonte me qëllim që të bëhej pjesë e LDK-së, por asnjëherë s’ia ofrova një rast të tillë.

Njeriu i konspiracioneve, që lakoi emra për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, kurse për vdekjen në burg të Astrit Deharit i bëri përgjegjës aktivistët VV-së, tash i akomoduar pikërisht në VV, po bën avokatin më të zëshëm të tyre, duke akuzuar e shpifur ndaj zyrtarëve të lartë të LDK-së. Në fakt, ai veç po e tregon fytyrën e vërtetë.

Haki, me gjithë respektin më të lartë për babin tënd, i cili ishte një veprimtar e aktivist i palodhshëm i viteve ’90-ta, më duhet ta bëj një pyetje: argat i kujt je ti?

E dimë se ke bërë turr të marrësh bajrakun të dëshmohesh si më i devotshmi dhe më i zëshmi i ushtrisë propagandistike, por kjo nuk të jep të drejtë të bësh shpifje e fyerje. Përmbahu Haki!

Të ngjashme