Ish-kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës Fatmir Sejdiu, mbrëmjen e djeshme ka hedhur akuza për tradhti ndaj bashkëpartiakëve të tij, ndër të cilët ka veçuar edhe emrin e numrit dy të LDK-së Agim Veliut. Por Agim Veliu thotë se ka punë më të mençura për t’u marrë dhe sipas tij tashmë Fatir Sejdiut të gjithë po […]
Agim Veliu iu përgjigjet akuzave të Fatmir Sejdiut për tradhti

Por Agim Veliu thotë se ka punë më të mençura për t’u marrë dhe sipas tij tashmë Fatir Sejdiut të gjithë po i duken fajtor.
“Kam punë shumë më të mençura se sa të merrem me ish-presidentin Sejdiu. Për Fatmir Sejdiu të gjithë janë fajtor, nuk e di çfarë ka ai njeri, unë kam punë punë më të mençura për të bërë” ka thënë kreu i Komunës së Podujevës.
Nënkryetari i LDK’së gjithashtu ka komentuar edhe deklaratat e Albulena Haxhiut rreth diskutimeve për postin e presidentit, e cila ka thënë se nuk do të përfshihet në negociatat LDK-VV.
“Ne e kemi thënë se në bisedime do të përfshihen të gjitha çështjet edhe çështja e presidentit. Ndërsa i përket takimit të lidërve do të jetë shumë shpejt” tha Veliu, shrkuan Gazeta Blic.
Takimet ndërmjet grupeve punuese të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje kanë përfunduar , dhe pritet tashmë takimi I lidëve të partive.
Nga lidhja Demokratike e Kosovës janë shprehur se presim çertifikimin e rezultatit zgjedhor për të zhvilluar takimin e radhës ndërmjet këtyre dy subjekte.











