Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka thënë se asnjë parti politike nuk do të mund ta thyejë bastionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Llap.
Ai ka thënë se të kota janë përpjekjet e oponentëve politikë sepse sipas tij, ata po kthehen duarthatë nga Podujeva.
“Të kota janë mësymjet e oponentëve në këto ditë fushatash sepse sërish po kthehen duarthatë nga Podujeva. Askush nuk mund ta thyejë bastionin e LDK-së në Llap. LDK nuk është parti private e askujt, ajo është e juaja – e popullit të Kosovës. Pikërisht pse ajo është partia juaj – ajo është sot e para”.
“Vjosa Osmani, kryeministrja e ardhshme dhe kjo listë deputetësh të LDK-së nuk vijnë tek ju me zhurmë dhe me imponim, por vijnë të përgatitur për ta udhëhequr shtetin”.
“Kjo është LDK-ja e Kosovës. Llapjanë të dashur Kosova është gjëja me vlefshme e shumë gjeneratave. Kosova është një dhe unike. Ne duamë një kryeministre me kuptimin e plotë të fjalës dhe ajo është Vjosa Osmani. Kandidatja jonë për kryeministre kanë nevojë për mbështetjen tonë”.