Agim Veliu pa kompetenca në Podujevë, LDK-ja vendosë ta kandidojë Ekrem Hysenin

Prishtinë | 09 Qer 2021 | 20:48 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që në komunën e Podujevës ta kandidojë për kryetar, Ekrem Hysenin dhe jo Agim Veliu. Sipas të parit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku, Veliu nuk ka shprehur interes për të garuar në këtë pozitë, raporton Ekonomia Online.

Po ashtu, Abdixhiku njofti se kompetencat e kryetarit të degës i kanë kaluar Hysenit.

“Me vendim të kryesisë kandidati i ri i LDK-së për Podujevë është Ekrem Hyseni. Dhe kryesia e LDK-së i ka kaluar të gjitha vendimet e degës në Podujevë. Vendimet e njëjta do të jenë në të gjitha komunat me qëllim të demokracisë së brendshme”, tha ai.

“Kompetencat i kanë kaluar kandidat për kryetar të komunës. Nuk ka të bëjë me shkarkim por kalim të kompetencave. Agim Veliu nuk ka kërkuar të jetë kandidat për kryetar të komunës”, shtoi ai.

I pyetur nga Ekonomia Online se cilat janë pritshmërit e LDK-së për këto zgjedhje, Abdixhiku tha se janë tejet optimist.

Abdixhiku tha se në mbledhje janë zyrtarizuar tetë kandidatë për kryetarë të komunave.

Në vijim kandidaturat për kryetarë të këtyre komunave:

Kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama;

Kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës, z. Ekrem Hyseni;

Kandidat për kryetar të Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri;

Kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës, z. Ardian Shala;

Kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti;

Kandidat për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, z. Burim Berisha;

Kandidat për kryetar të Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti;

Kandidat për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, z. Xhafer Tahiri;

Përveë zyrtarizimit të kandidaturave, Kryesia e LDK-së, pas kërkesës së kryetarëve aktual të Degëve, do të orgnizojë Kuvende të Jashtëzakonshme Zgjedhore në Rahovec dhe Dragash.

Njëkohësisht, sipas kërkesës së kryetarëve të Degëve përkatëse, organizohen Konventa të Punës në Prizren dhe Gjilan.

Kandidatët e zyrtarizuar do të paraqesin listën e kandidatëve për asamble komunale, si dhe do të prezantojnë ekipet e tyre fituese për rikthimin e madh të LDK-së.

Të ngjashme