Agim Veliu reagon pasi Lumir Abdxhiku dhe dega në Podujevë u mblodhën për ta shënuar 35 vjetorin e themelimit të LDK’së atje

Prishtinë | 20 Mar 2025 | 20:20 | Nga Ekonomia Online

Zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës po vazhdojnë të komentohen ende.

Së fundmi, ka reaguar sërish ish-deputeti Agim Veliu i cili thotë se LDK ka mbajtur një tubim më 35-vjetorin e partisë në Podujevë, por që sipas tij, hapësira e restorantit nuk ishte e mbushur me simpatizantë e anëtarë të partisë.Veliu shtoi se ky organizim ‘ i dështuar’ u tentua të mbahej larg syrit të opinionit dhe thotë se nuk ishin të ftuar ”protagonistët e rrugëtimit të suksesshëm politik për tri dekada e gjysmë”.Ka shkruar në fcb.

Të ngjashme