Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, së bashku me drejtuesen e kabinetit të Kryetarit, Fitore Pacolli kanë takuar Kryeshefin Ekzekutiv të Agjensionit të Statistikave të Kosovës, Isa Krasniqi.
Nënkryetari Dardan Sejdiu e informoi Krasniqin për projektin dhe rëndësinë e reformës së transportit publik në Komunën e Prishtinës.
Krasniqi u informua se për të vazhduar tutje me reformën, Komunës së Prishtinës i nevojiten të dhëna të sakta statistikore që hartimi i Planit të Qëndrueshëm të mobilitetit urban të jetë në përputhje me të dhënat reale. Sejdiu kërkoi nga agjensioni që të merr parasysh kërkesën e Komunës dhe të i sigurojë këto të dhëna në sa me shpejt që të jetë e mundur.
Në anën tjetër, Kryeshefi Ekzekutiv shprehi gatishmërinë për sigurimin e të gjitha të dhënave të nevojshme për mbështetjen e këtij projekti të rëndësishëm për qytetin dhe banorët e Prishtinës.
Poashtu, të dy palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtutjeshëm në fushat me interes të përbashkët.