Agjencia Kadastrale do të bëhet me objekt të ri 4 mijë metra katror, kushton mbi 2 milionë €

Prishtinë | 18 Pri 2023 | 11:26 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin Liburn Aliu dhe Zv. Drejtorin e përgjithshëm të AKK-së Avni Ahmeti kanë vendosur gurthemelin e objektit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se objekti do të ketë 4 mijë metra katror dhe do të kushtojë 2.1 milionë euro. Sipas tij, deri në 11 komuna është përmbyllur çështjen e numrave të objekteve dhe emrave të rrugëve.

“Me këtë rast dua t’i falënderoj ministrin Aliu, drejtorin e Agjencisë dhe të gjithë punëtorët për kontributin të cilin e kanë dhënë deri më tani dhe punët e mira që do t’i bëjmë në vijim bashkë. Për 20 vjet në kadastrin e Kosovës gjithsejtë janë investuar rreth 20 milionë euro mirëpo vetëm gjatë gjysmës së mandatit të qeverisjes sonë po investohen rreth 16 milionë euro që do të thotë se për gjysmë mandati sa 80 për qind të të gjitha qeverive paraprake marrë së bashku gjatë dy dekadave të kaluara”.

“Kjo ndërtesë, e cila kap vlerën diku prej 2.1 milionë euro, do t’i ketë 4 000 metra katrorë, në mënyrë, që kushtet e punës për të punësuarit këtu, të jenë adekuate për reformat e shumta, të cilat ne do t’i ndërmarrim, në mënyrë që rindërtimi i kadastrit dhe transformimi digjital dhe komunikimi i bazave të ndryshme të të dhënave në shtetin tonë, të ketë komunikim të brendshëm, të lehtë dhe në këtë mënyrë pasqyra e shtetit, siç është kadastri të jetë e qartë dhe e saktë”.

“Pra, shteti është ai, i cili bën shënjim, bën emërtim, vë emra e numra. Deri më tash, në 11 komuna të Kosovës e kemi të përmbyllur çështjen e numrave të objekteve dhe emrave të rrugëve dhe përbrenda dy viteve do ta përmbyllim këtë proces në gjithsej 38 komuna anembanë Republikës sonë”.

Deklarata e plotë e Kryeministrit Kurti:

Pra në këtë vend ku jemi tash së bashku këtu me ministrin Aliu, me Drejtorin e Agjencisë së Kadastrit të Kosovës, me shumë prej punëtorëve të kësaj Agjencie të Republikës sonë do të ketë ndërtesë të re të Agjencisë së Kadastrit në mënyrë që t’i kemi kushtet e duhura të punës për fushë veprimtarinë e tyre.

Me këtë rast dua t’i falënderoj ministrin Aliu, drejtorin e Agjencisë dhe të gjithë punëtorët për kontributin të cilin e kanë dhënë deri më tani dhe punët e mira që do t’i bëjmë në vijim bashkë. Për 20 vjet në kadastrin e Kosovës gjithsejtë janë investuar rreth 20 milionë euro mirëpo vetëm gjatë gjysmës së mandatit të qeverisjes sonë po investohen rreth 16 milionë euro që do të thotë se për gjysmë mandati sa 80 për qind të të gjitha qeverive paraprake marrë së bashku gjatë dy dekadave të kaluara.

Në anën tjetër, kjo ndërtesë, e cila kap vlerën diku prej 2.1 milionë euro, do t’i ketë 4000 metra katrorë, në mënyrë, që kushtet e punës për të punësuarit këtu, të jenë adekuate për reformat e shumta, të cilat ne do t’i ndërmarrim, në mënyrë që rindërtimi i kadastrit dhe transformimi digjital dhe komunikimi i bazave të ndryshme të të dhënave në shtetin tonë, të ketë komunikim të brendshëm, të lehtë dhe në këtë mënyrë pasqyra e shtetit, siç është kadastri të jetë e qartë dhe e saktë.

Pra, shteti është ai, i cili bën shënjim, bën emërtim, vë emra e numra. Deri më tash, në 11 komuna të Kosovës e kemi të përmbyllur çështjen e numrave të objekteve dhe emrave të rrugëve dhe përbrenda dy viteve do ta përmbyllim këtë proces në gjithsej 38 komuna anembanë Republikës sonë.

Pra, kur nuk ka shenja, kur nuk ka emërtime, emra e numra, ke situatë nomadike e neve na duhet situata shtetërore. Situata shtetërore është me emërtime e me shifra.

Shteti bën shenjim dhe kadastri është kyç për këtë qëllim tonin të përbashkët.

Andaj, edhe njëherë urime të gjithëve, jo vetëm që kanë punë me kadastrin në kuptimin e angazhimit që bëjnë, por edhe gjithë qytetarëve të Republikës, si përfitues, për këtë gurthemel, për ndërtesën e re të kadastrit tonë.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme