Agjencia kosovare e privatizimit shpalli shitjen e aseteve të ndërmarrjeve përmes likuidimit

Prishtinë | 28 Jan 2019 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.44. Lista e tenderëve për privatizim me shitje të aseteve nr. 44 përmban 95 asete/njësi. Të gjitha këto njësi/asete do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit.

Kjo valë e shitjeve me të gjitha asetet e tenderuara është aprovuar në Bordin e Drejtorëve në mbledhjen e mbajtur në muajin nëntor 2018, kurse AKP i ka njoftuar paraprakisht të gjitha Komunat përkatëse se këto asete të ndërmarrjeve shoqërore do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në mediat e shkruara dhe ato elektronike.

Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet në vijim duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 27 shkurt 2019, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme