Agjencia për Informim dhe Privatësi pranon 421 ankesa për qasje në Dokumente Publike e shqipton 8 gjoba

Prishtinë | 31 Dhj 2022 | 08:00 | Nga Artiona Çitaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agjencia për Informim dhe Privatësi në vitin 2022 ka pranuar 145 ankesa për mbrojtjen e të dhënave dhe 421 të tjera për qasje në Dokumente Publike.

Këtë e ka konfirmuar në një intervistë për Ekonomia Online, komisioneria Krenare Sogojeva-Dërmaku.

Ajo shtoi se qytetarët janë vetëdijesuar 200% krahasuar me vitin 2021 për të drejtën tyre, në rast se i’u mohohet qasja në Dokumente Publike.

“Numri i ankesave për mbrojtje të të dhënave personale është 145 dhe se Agjencia për Informim dhe Privatësi deri në dhjetor të këtij viti ka pranuar gjithsej 421 ankesa nga qytetarët”, tha e para e Agjencisë.

“Vet fakti që është rritë ky numër për 200%, krahasuar me vitin 2021, tregon se qytetarët janë të vetëdijesuar rreth së drejtës së tyre për informim, por edhe rreth të drejtës së tyre për informim, por edhe së drejtës së tyre për t’u ankuar tek agjencia në rast se iu mohohet qasja në dokumente publike”.

Sogojeva-Dërmaku tha se janë shqiptuar 8 gjoba, prej tyre 4 për institucione publike dhe 4 për ato private.

“Për sa i përket gjobave që kemi shqiptuar janë gjithsej 8 gjoba në fakt, 4 gjoba janë ndaj institucioneve publike, 4 janë ndaj institucioneve private”, u shpreh komisioneria.

Ankesat më të shpeshta për institucione janë për dikasterin qeveritar dhe ministritë, mirëpo edhe për komunat, Këshillin Prokurorial e Gjyqësor.

“Institucionet ndaj të cilave më së shumti bëhen ankesa ato kryesisht janë ndaj dikasterit qeveritar, ministrive, pastaj janë komunat e pastaj vijnë agjencitë e pavarura, Këshilli Prokurorial, Këshilli Gjyqësor po ashtu, mirëpo më një numër shumë më të vogël se sa këto dy të parat”, tha Sogojeva Dermaku.

Ndërsa sa i përket vendosjes së kamerave nëpër institucione ajo tha se ato monitorohen nga Policia e Kosovës dhe shtoi se nuk vendosen në hapësira punë, por vetëm në vende të hapura, raporton EO.

“Tani për tani të gjitha sheshet publike dhe hapësirat publike nëpër komuna monitorohen nga Policia e Kosovës, kamerat nuk mund të vendosen në hapësira pune apo objekte ku punohet, hapësira zyra ku është vendi i punë së një individi dhe për këtë tashmë Agjencia ka vendosur një standard, kemi trajtuar raste të tilla dhe kamerat mund të vendosen nëpër korridore të hapura, në hapësirën e jashtme të objektit, por gjithsesi brenda perimetrit në të cilën gjendet objekti”, shtoi tutje komisioneria.

Të gjithë qytetarët  e kanë të drejtën që me Ligjin për Qasje në Dokumente Publike të kërkojnë dokumente nga institucionet publike.

Të ngjashme