Agjencia për Regjistrim të Bizneseve ka filluar me sistemin e ri të regjistrimit dhe pajisjes me Numër Unik Identifikues (NUI) të të gjitha shoqërive tregtare. Procesi i konsolidimit vullnetar dhe i pajisjes me NUI do të jetë në kohëzgjatje prej 6 muajve nga data e fillimit të sistemit të ri të regjistrimit.
Administrata Tatimore e Kosovës, përmes një njoftimi bën të ditur se të gjitha shënimet e regjistrimit duke përfshire deklarimin, arkën fiskale dhe numrin e TVSH mbeten të vlefshme deri në konsolidimin në NUI.