Në ditën e dytë të shënimit të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pra, sot do të zhvillohen një sërë aktivitetesh në të gjitha qytetet e vendit.
Krerët e shtetit duke filluar nga ora 10:00 do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz për të vazhduar me përfaqësuesit komunalë që nga ora 10:00 deri në ora 12:00, do zhvillohen homazhe në Komplekset Memoriale të Dëshmorëve, njofton Dukagjini.
Në ora 13:00 do hapet ekspozita “Tri ditë që ndryshuan historinë” e organizuar nga Kuvendi i Kosovës.
Ndërsa duke filluar nga ora 19:00 do mbahet akademi përkujtimore për Epopenë e UÇK-së dhe në ora 21:00 përmbyllet ceremonia.