Agjenda e shtetit në shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Prishtinë | 17 Shk 2024 | 07:33 | Nga Ekonomia Online

Sot Kosova feston ditëlindjen e gjashtëmbëdhjetë.

E nuk ka si shkon ndryshe veçse të organizohen ngjarje të ndryshme për nder të kësaj dite.

Agjenda shtetërore ka planifikuar nderime, homazhe e koncerte për shënimin e Pavarësisë së Kosovës.

Agjenda shtetërore për shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës:

08:00 – Mbledhje Festive e Qeverisë së Republikës së Kosovës

08:20 – Ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës

08:30 – Nderime te Monumenti i të Pagjeturve

08:45 – Homazhe te varri i ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

08:50 – Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi

09:50 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

11:00 – Nderime te Monumenti “Heroinat”

11:15 – Nderime te Monumenti i Policëve të rënë në detyrë

11:25 – Nderime te pllaka e fëmijëve të vrarë gjatë luftës (Oborri i Kuvendit)

12:00 – Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës

17:00 – Pritje shtetërore nga presidentja, kryeparlamentari dhe kryeministri i Kosovës

18:00 – Koncerti i Pavarësisë (Sheshi i Prishtinës)

20:15 – Koncert solemn i Filharmonisë së Kosovës (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë).

Të ngjashme