Ekonomia Online
FUNDIT

Agjensioni “Express Travel” në Pejë dyshohet se mashtroi mërgimtarët me bileta të aeroplanit, arrestohet menaxheri

Agjensioni “Express Travel” në Pejë dyshohet se mashtroi mërgimtarët me bileta të aeroplanit, arrestohet menaxheri

Mërgimtarët gjithë vitin punojnë në vende të ndryshme të botës, por pushimet e tyre zgjedhin zakonisht t’i kalojnë në vendlindje. E në kohën e verës, Kosova gjallërohet nga prezenca e bashkatdhetarëve të cilët dikush me veturë, dikush me autobus e dikush me aeroplan, marrin rrugën për t’i kaluar ditët e nxehta në atdhe e për […]

Mërgimtarët gjithë vitin punojnë në vende të ndryshme të botës, por pushimet e tyre zgjedhin zakonisht t’i kalojnë në vendlindje. E në kohën e verës, Kosova gjallërohet nga prezenca e bashkatdhetarëve të cilët dikush me veturë, dikush me autobus e dikush me aeroplan, marrin rrugën për t’i kaluar ditët e nxehta në atdhe e për të vizituar më të dashurit e tyre që ndodhen këtu. Por shumë nga ta bien pre e mashtrimeve të agjensioneve turistike, të cilat ofrojnë bileta për udhëtim.

Me një rast të tillë raportohet se janë përballur disa mërgimtarë të cilët përvojën e keqe me një agjension turistik në Pejë vendosën që ta rrëfejnë në Polici.

Pak ditë më parë tre persona kanë denoncuar në Polici menaxherin e agjensionit turistik ‘Express Travel’ për të cilin pretendojnë se i ka mashtruar. Sipas burimeve, mërgimtarët kanë deklaruar se ndonëse kanë paguar paratë për bileta kthyese në vendet ku jetojnë, në momentin e fundit kanë kuptuar se s’kanë rezervim për të udhëtuar.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se pas denoncimit të parë nga tre mërgimtarët, në stacion policor për rastin e njëjtë janë paraqitur edhe 15 persona tjerë nga të gjitha rajonet e Kosovës.

Të gjithë nga ta pohojnë se janë mashtruar nga menaxheri i agjensionit (emër i njohur për redaksinë).

Njësitet policore janë vënë menjëherë në lëvizje, me ç’rast kanë ftuar për intervistim personin e dyshuar.

R.I., është paraqitur në stacionin policor në Pejë gjatë ditës së djeshme, ku i është përgjigjur pyetjeve të hetuesve policorë dhe ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj të njëjtit është ngritur kallëzim penal për veprën ‘Mashtrim’.

Të ngjashme