Agjentë të huaj kundër krimit, operacioni nis në nëntor

Prishtinë | 14 Tet 2017 | 09:46 | Nga

Një operacion me mbështetje të fortë ndërkombëtare dhe me agjentë në terren do të nisë së shpejti në Shqipëri kundër krimit të organizuar dhe parave të akumuluara nga rrjetet kriminale.

Kryeministri Rama dha në seancën e djeshme parlamentare kohën e nisjes së aksionit.

“Brenda muajit nëntor do të vijnë këtu agjentë të specializuar që do të punojnë ngushtësisht me Policinë e Shtetit, me Ministrinë e Brendshme, me Shërbimin Informativ dhe me të gjitha agjencitë e tjera për këtë punë”.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha është në djeni të operacionit. Ai tregoi në Kuvend se ky aksion me agjentë të huaj do të prekë edhe sektorin bankar në Shqipëri, shkruan Top Channel.

“Sektori bankar po depërtohet nga krimi, në kuptimin e financimit me fajde të parave të drogës dhe në kuptimin e angazhimit të bankave të caktuara në sektorin bankar në industrinë e pastrimit të parave të drogës”.

Operacioni, sipas kryeministri Rama është konsultuar nga ambasadori amerikan edhe me kryetarin e opozitës, për të marrë mbështetjen e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme