Jonathan Barnett është agjent i mesfushorit të Rennes, Eduardo Camavinga, i cili po kërkohet me ngul nga Real Madridi.
Barnett ka thënë se ai ka një marrëdhënie të mirë pune me Los Blancos.
Camavinga, i konsideruar si një nga lojtarët më perspektiv në futbollin evropian, ndërroi agjentë vetëm disa javë më parë, duke u bashkuar me Grupin Stellar, të udhëhequr nga Barnett.
“Ne kemi zhvilluar një marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe do të punojmë ngushtë me babanë dhe familjen e Eduardo dhe mbi të gjitha për Eduardon”.
“Gjëja më e rëndësishme është të veprojmë në interesin më të mirë të [Eduardo]. Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Real Madridin”.
Lojtarit francezi i mbaron kontrata e tij me Rennes në qershor 2022.