Agjenti i Claudio Ranieri, Steve Kutner, ka folur rreth të ardhmes së klientit të tij.
Ai zbulon se qëllimi i teknikut italian është të kthehet në Ligën Premier dhe pse tashmë kanë filluar ofertat drejt ish-trajnerit të Leicester Cityt.
“Kanë ardhur oferta nga Italia dhe Kina për Claudion”.
“Por, vullneti i tij është të kthehet në Ligën Premier sapo të lind një mundësi”, ka thënë Kutner.
Në vend të Ranierit te “Dhelprat” pritet të vijë Roberto Mancini.